Basketboll

Hadar: Loja e mirë na solli fitoren, seria larg fundit

Trajneri i Pejës, Rami Hadar e ka komentuar serinë finale me Trepçën, pas ndeshjes së djeshme.

Hadar deklaroi se në ndeshjen e parë ndikuan disa faktorë, por kjo fitore tregoi Pejën e vërtetë e sipas tij, seria finale është larg fundit.

“Në ndeshjen e parë disi kemi kërkuar arsyetime, referët, tifozëria dhe nuk kemi luajtur mirë. Sonte kemi luajtur shumë më mirë, sidomos në mbrojtje. Kemi fituar me meritë. Tani përgatitemi për ndeshjen e tretë në Mitrovicë. Do të jetë luftë e fortë, edhe Trepça ka ekip të mirë. Seria është larg që të përfundojë”, ka thënë Hadar. /Koha/

Komentet janë të mbyllura.