Basketboll
EUROLEAGUE 2022-2023 / PLAY OFF / ΟΣΦΠ - ΦΕΝΕΡΜΠΑΧΤΣΕ (LATO KLODIAN/EUROKINISSI)

Olimpiakosi mposht Fenerin dhe arrin Final Four-in e Euroligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpiakos Pireaus është skuadra e dytë që siguron Final Four-in e Euroligës për këtë edicion.

Skuadra greke ka triumfuar ndaj Fenerbahçes në duelin vendimtar me shifrat 84-72.

Ish-lojtari i Fenerit, Kostas Slouskas me 22 pikë dhe Sasha Vezenkov me 17 pikë, ishin dyshja më e dalluar e Olimpiakosit në këtë fitore.

Te Feneri s’mjaftuan assesi për fitore, Marko Guduriq me 26 pikë e Jonathan Motley me 14 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme, 3-2, Olimpiakosi kalon në Final Four të Euroligës e Fenerbahçe eliminohet në çerekfinale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.