Basketboll

A është larguar Engin Gençoglu nga Trepça?

Prishtinë(AsistiOnline) – Informacionet e para flasin për një largim të mundshëm të Engin Gençoglu nga Trepça.

Gjatë mesditës së sotme janë duke qarkulluar lajme se trajneri i deritanishëm i Trepçës, Engin Gençoglu është larguar nga klubi mitrovicas, duke dhënë dorëheqje.

Lidhur me këto pohime kanë shkruajtur edhe Mitropol e Koha.net, që kanë cituar burimet e veta për largimin e trajnerit turk.

AsistiOnline.com ka provuar të marrë prononcim zyrtar nga drejtuesit e klubit, lidhur me këto spekulime, për faktin se ende nuk ka diçka zyrtare nga klubi, por që të njejtit nuk kanë qenë të çasshëm për deklarim.

Pas gjithë këtyre spekulimeve, AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar me rastin dhe për çdo risi do të ketë përditësim të lajmit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.