Basketboll

Hadar thotë se Peja tregoi karakter fitues, ndeshjen e pestë e fiton ekipi më i përqëndruar

Prishtinë(AsistiOnline) – Rami Hadar, trajneri i Pejës ka qenë tejet i matur në deklarimin e tij edhe pse skuadra e Pejës e fitoi duelin e katërt të serisë finale.

Ai tha se lojtarët e tij treguan më shumë karakter në momente vendimtare, derisa ndeshja e pestë sipas tij do të jetë lojë nervash e fiton ai që përqëndrohet më shumë.

”Të dyja ekipet kanë qenë të fokusuara në mbrojtje shumë, por lojtarët tanë treguan karakter të vërtet dhe arritëm të fitojmë. Tash do të fokusohemi të bëhemi gati për ndeshjen e pestë dhe të tentojmë të shkojmë atje të fitojmë. Nuk është lehtë të luajmë në Mitrovicë, por në ndeshjen e katërt kishim më shumë energji pasi luajtëm me roster më të gjerë. Tash nuk është në pyetje taktika, por përqëndrimi për shkak se të dyja ekipet tashmë e njohin njëra tjetrën. Besoj se në Mitrovicë do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe interesante”, potencoi Hadar pas ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.