Basketboll

Monaco mposht Barcelonën për vendin e tretë

Prishtinë(AsistiOnline) – Monaco e ka mposhtur Barcelonën në garë për vendin e tretë në Euroligë.

Skuadra franceze triumfoi ndaj katalunasve me rezultat 78-66.

Dallimi i kësaj ndeshje u bë në pjesën e parë, ku Monaco krijoi diferencë prej 16 pikësh (44-28), derisa Barça tentoi rikthimin në pjesën e dytë (16-17, 18-21), por s’mjaftoi.

Matthew Strazel me 14 pikë dhe Alpha Diallo e Elie Okobo me nga 10 pikë, ishin treshja më e dalluar e Monacos në këtë fitore.

Te Barça s’mjaftuan, Nicola Mirotiq me 15 pikë e Alex Abrines me 9 sosh.

Kjo fitore i siguron Monacos vendin e tretë në këtë stinor të Euroligës e Barcelona e mbyll si e katërta. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.