Basketboll

Vazhdon ‘miti’ i pathyer i përmbysjeve në NBA

Prishtinë(AsistiOnlne) – Mesnatën që lamë pas u mësua edhe skuadra e dytë që arrin finalen e madhe të NBA-së.

Miami Heat u kualifikua në fazën më të nxehtë të sezonit në NBA, duke mposhtur Boston Celtics në seri të përgjithshme të fitoreve prej 4-3, transmeton AsistiOnline.com

Edhe pse Bostoni ishte afër të bëhet skuadra e parë që përmbys serinë nga 3-0 në 4-3, miti i pathyer në NBA, mbetet 151-0, kur një skuadër në ”Play Off” ka qenë -3 ndeshje dhe ka kaluar tutje me katër fitore radhazi, pra kjo ende mbetet e paarritshme.

E për historinë e NBA-së, barazimi i serisë nga Bostoni prej 3-0 në 3-3, ishte vetëm hera e katërt që seria e play off-it është barazuar në një formë të tillë.

Për Miami Heat dhe historinë e NBA-së, është vetëm hera e dytë që një skuadër nga pozita e 8-të e play off-it, arrin të kyçet në finalen e madhe të NBA-së.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.