Basketboll

Pablo Laso prezantohet si trajner i Bayernit

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej trajnerëve më të mirë në Evropë, Pablo Laso ka siguruar një angazhim të ri për stinorin që po vjen.

55 vjeçari nga Spanja, është zyrtarizuar sot si trajneri më i ri i Bayernit të Mynihut, skuadër kjo që prej vitesh garon rregullisht në Euroligë.

Laso deri në sezonin e kaluar e drejtoi Real Madridin dhe në periudhën sa ishte aty, ka fituar ty tituj të Euroligës e shumë trofe tjerë me “Los Blancos”.

Bayerni deri tani u drejtua nga italiani, Andrea Trinchieri e duket se me ardhjen e Lasos, do ti rrisë ambiciet e jo vetëm të garojë pa ndonjë pretendim në Euroligë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.