Ekrem Memnun arrin fitoren e parë në Eurobasketin e femrave me Turqinë
Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia e ka arritur fitoren e parë në fazën grupore të Eurobasket-it për femra i cili po mbahet në Izrael dhe Slloveni.
Vashat turke mposhtën Hungarinë me rezultat minimal 68-69, por shumë i vlefshëm në synimin e tyre për të arritur në fazën e dytë, shkruan AsistiOnline.com
Teaira McCowan me double-double prej 14 pikëve e 15 kërcimeve, ishte lojtarja më e dalluar e Turqisë, derisa u ndihmua edhe nga Sevgi Uzun me 15 pikë e Sevval Akalan me 10 pikë.
Te Hungaria s’mjaftuan për fitore, Reka Lelik me 18 pikë, 9 asiste e 5 kërcime dhe Cyesha Goree me 14 pikë e 9 kërcime.
Tash, edhe Turqia edhe Hungaria kanë nga 1 fitore në grupin D dhe Turqia duelin e radhës e zhvillon ndaj Sllovakisë e Hungaria takohet me Serbinë.
Nga 4 vendet në grup, 3 prej tyre kalojnë në fazën e dytë.
Të kujtojmë se Turqia në këtë Eurobasket drejtohet nga trajneri me prejardhje shqiptare, Ekrem Memnun, i cili në stinorin e kaluar ishte për pak kohë edhee trajner i Sigal Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.