Basketboll

Dardan Berisha afër qëndrimit te Prishtina?

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është afër kompletimit të skuadrës me basketbollistë vendorë.

Kryeqytetasit janë afër gjetjes së gjuhës së përbashkët edhe me kapitenin, Dardan Berisha, kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prishtinas.

Berisha u transferua vitin e kaluar te Prishtina dhe me ta fitoi Superkupën e Kosovës, derisa luajtën edhe në finale të Kupës e në gjysmëfinale të play off-it.

Basketbollisti nga Peja ishte lidhur gjatë ditëve të fundit edhe me një kalim te skuadra nga vendlindja, por që duket se të gjitha mbetën vetëm në kuadrin e bisedave dhe Berishën pritet ta shohim përsëri me fanelën e prishtinasve. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.