Basketboll

Historike: Belgjika fiton Eurobasketin për femra

Prishtinë(AsistiOnline) – Belgjika e ka fituar Eurobasketin 2023 për femra.

Vashat belge kanë triumfuar në finalen e madhe ndaj Spanjës me rezultatin 58-64.

Liderja e ekipit gjatë tërë kampionatit, Emma Meesseman edhe sonte ishte më e dalluara me 24 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kyara Linskens me 18 pikë e 15 kërcime.

Te Spanja s’mjaftuan, Queralt Casas me 14 pikë e Raquel Carrera me 12 sosh.

Ky është trofeu i parë i fituar në histori të Kombëtares belge për femra, përderisa Spanja humbi finalen e dytë, karshi 4 triumfeve në Eurobasket.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.