Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Spliti interesohet për Palokajn, megjithatë pritet të mbetet në Prishtinë – AsistiOnline
Basketboll

Spliti interesohet për Palokajn, megjithatë pritet të mbetet në Prishtinë

Prishtinë(AsistiOnline) – Jan Palokaj pritet të jetë basketbollisti i radhës vendor që do të mbetet te Sigal Prishtina.

AsistiOnline.com ka mësuar se Palokaj është afër marrëveshjes së re me ekipin nga kryeqyteti i Kosovës, derisa pasur edhe opsione tjera për të vazhduar karrierën.

23 vjeçari që luan në Kosovë prej dy vitesh, ka pasur ofertë edhe nga nënkampioni i Kroacisë, KK Split, kanë bërë me dije për AsistiOnline.com, burime të afërta me lojtarin.

Palokaj te Prishtina sivjet është paraqitur me 7.8 pikë, 2.9 kërcime e 2.8 asiste për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.