Meti Thaçi konfirmon largimin nga Çairi, gati për hapin e radhës në karrierë
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Meti Thaçi ka mbetur lojtar i lirë.
I biri i legjendës së basketbollit shqiptar Muhammed Thaçi-Muja, Meti që njihet si një prej lojtarëve më perspektivë shqiptarë në Iliridë, ka njoftuar sot se për edicionin e ri nuk do të jetë pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Çair 2030.
”Duke filluar nga sot, unë nuk do të jem pjesë e KB Çairit më. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, por jam i emociunar për hapin e radhës. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe motivimin! I gatshëm për aventurë të re dhe i përgatitur për atë që e ardhmja do të sjell për mua“, ka shkruajtur Thaçi në Facebook.
Çairi këtë stinor debutoi në Superligën e Maqedonisë së Veriut dhe arriti të mbetet pjesë e saj, derisa njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit padyshim ishte, Meti.
AsistiOnline.com ka mësuar se 20 vjeçari, tashmë është kontaktuar nga disa ekipe kosovare për të qenë pjesë e tyre dhe një impuls shtesë për të, është fakti se shumë shpejtë pritet të pajiset edhe me pasaportë kosovare dhe në vendin tonë pritet të llogaritet si lojtar vendor. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.