Basketboll

Shqiptari Rezart Mehmedi e dërgon Maqedoninë U20 në Divizionin A të Evropianit

Prishtinë(AsistiOnline) – Maqedonia e Veriut U20 te meshkujt, ka arritur në finale të Kampionatit Evropian – Divizioni B.

Me vetë plasmanin në finale, ekipi maqedonas e ka siguruar pjesëmarrjen për vitin e ardhshëm në Divizionin A dhe do të ketë përballë shtetet më të forta evropiane.

Në ndeshjen e djeshme ku Maqedonia e Veriut triumfoi në gjysmëfinale ndaj Ukrainës 66-53, Mehmedi ishte larg lojtari kryesor i maqedonëve me 24 pikë prej tyre 6 treshe nga 10 tentime dhe 3 dyshe nga 6 tentime.

Në përgjithësi, gjatë këtij Evropiani, Rezarti u paraqit me mesatare prej 10 pikëve e 1.8 kërcimeve për ndeshje. Derisa në ndeshjen vendimtare shpërtheu me paraqitje bravoroze.

Maqedonia e Veriut sot e zhvillon finalen ndaj Republikës së Çekisë me fillim nga ora 21:00.

Në rangun ekipor, Mehmedi është pjesë e Sigal Prishtinës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.