Basketboll

Spaqi diplomon në njërën prej programeve më prestigjioze në Evropë

Ish-basketbollisti i njohur, Valentin Spaqi ka diplomuar me sukses në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate).

Ky program ka filluar më 2021, ku Spaqi është përzgjedhur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Gjatë tri viteve trajnerët kanë ndjekur programe të ndryshme zhvillimore për gjeneratat e reja.

“Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës me në krye Arben Fetahu për mundësinë e dhënë që të fitojë një përvojë të madhe për karrierën time. Këtë diplomë ia dedikoj babait tim të ndjerë”, është shprehur Spaqi.

Trajneri prizrenas në të kaluarën ka qenë edhe selektor i Kosovës U14 dhe U16.

Komentet janë të mbyllura.