Basketboll

Rezart Mehmedi ftohet te Maqedonia e Veriut A

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar nga Shkupi, Rezart Mehmedi ka marrë ftesë nga selektori i Maqedonisë së Veriut dhe ish trajneri i Trepçës, Alek Jonçevski.

Kombëtarja e Maqedonisë i fillon përgatitjet për paraqitje në turneun parakualifikues olimpik, i cili do të mbahet nga 12 deri më 20 gusht në Tallin të Estonisë dhe Gliwice të Polonisë.

Përzgjedhësi, Aleksandar Jonçevski me ndihmësit e tij e kanë përcaktuar listën e gjerë të basketbollistëve në të cilët do të llogarisë dhe bie në sy ftesa për shqiptarin Rezart Mehmedi.

Fillimi i periudhës përgatitore është përcaktuar të nisë me 24 korrik (e hënë) nga ora 18:00 në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Lista e gjerë e të grumbulluarve:

Vojdan Stojanovski

Nenad Dimitrijevic

TJ Shorts

Andrei Yakimovski

Andrei Magdevski

Adem Mekic

Andrei Maslinko

Stojan Gjuroski

Damjan Robev

Victor Efremoski

Ljubomir Mladenovski

Andrei Andonoski

Teodor Simic

Andrej Shoshkic

Rezart Mehmedi

Marin Petkov

Andrei Mitrevski

Amar Hot.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.