Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U18 te femrat e ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Evropian – Divizioni C, që po mbahet në Durrës.
Vashat e reja kosovare kanë mposhtur Moldavinë me rezultatin 61-85.
Katër basketbolliste realizuan pikë dyshifrore te Kosova sot, Era Broja kishte 19 pikë, Malvina Haziri 17, Olsa Tahiri 15 dhe Flutra Mehmeti 12 sosh.
Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në këtë Evropian, Kosova ka 2 humbje e 1 fitore. /AsistiOnline.com/