Basketboll

Kanadaja mposht Spanjën dhe kompleton ekipet çerekfinaliste të Botërorit

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanadaja është skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 2023.

Ekipi nga kontinenti përtej atlantikut fitoi me përmbysje të madhe, pasi ‘iberikët’ ishin në avantazh thuajse përgjatë tërë takimit (21-21, 27-17, 25-23, 9-23) 85-88.

44 sekonda para fundit, Shai Gilgeous-Alexander shënoi pikët e epërsisë për kanadezët dhe që nga aty më nuk lejuan ndryshime për të fituar duelin me meritë.

Pikërisht Shai ishte pikëshënuesi më i mirë te Kanadaja sot me 30 pikë, ndihmuar fuqishëm edhe nga Dillon Brooks me 22 pikë e RJ Barret me 16 sosh.

Te Spanja s’mjaftuan, Willy Hernangomez me 25 pikë e Santiago Aldama me 20 sosh.

Me këtë fitore, Kanadaja arrin çerekfinale e Botërorit, derisa Spanja eliminohet nga gara.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.