Basketboll

Gjermania në gjysmëfinale, eliminon Letoninë pas një super-drame

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Kampionatit Botëror 2023.

Ekipi gjerman fitoi ndeshjen dramatike ndaj Letonisë me rezultat 81-79.

Ishin letonezët ata që e nisën pak më mirë, duke fituar çerekun e parë (13-16), derisa i dyti ju takoi gjermanëve (23-18) dhe pjesa e parë u mbyll shumë ngushtë 36-34.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me gjermanët që e fituan çerekun e tretë minimalisht (26-25), derisa i katërti i takoi me diferencë të njejtë Letonisë (19-20), me Davis Bertans i cili tentoi për tre pikë në sekondën e fundit që ta dërgojë Letoninë në finale, por ishte i pasaktë dhe Gjermania u kualifikua tutje.

Franz Wagner ishte lojtari më i dalluar te Gjermania sot me 16 pikë, por u ndihmua edhe nga Andreas Obst me 13 pikë, Moritz Wagner me 12 dhe Johannes Thiemann me 10 sosh.

Te Letonia s’mjaftuan për fitore, Arturs Žagars me 24 pikë e Davis Bertans me 20 sosh.

Në gjysmëfinale, Gjermania takohet me SHBA-të.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.