Basketboll

ASISTI vazhdon sonte në Klan, mysafirë nga derbi i së dielës në Suharekë

Adhurues të basketbollit, sonte nga ora 22:00 vjen në transmetim direkt në Artmotion dhe Klan Kosova, ASISTI 548.

Ky episod sjell fillimin e edicionit 2023/24 të Prince Caffe Superligës dhe xhiron e parë që solli dy ndeshje shumë interesante me protagonistë skuadrat prizrenase.

Deri sa Prizreni megjithatë u mposht në fund nga Prishtina në derbin e së dielës, Bashkimi e mposhti Yllin.

Për ta analizuar fillimin e stinorit dhe duelin Ylli vs Bashkimi në studio vijnë Gëzim Morina dhe Dren Dedushaj, dy gjigantët e këtyre skuadrave.

Ndërkohë, kampionia Peja që hapi kampionatin me Vëllaznimin të premtën, sot paradite u ndesh me danezët e Bakken Bears në kualifikimet për Champions League dhe këtë do ta shikoni sonte në ASIST 548.

Plus 5shja dhe MVP nga xhiros 1 së bashku me top-aksionet më të bukura nga kjo xhiro, si dhe raportet nga ndeshjet mes Trepça -Istogu, Peja – Vëllaznimi.

Gjitha këto dhe shumë më tepër, sonte nga ora 22:00 në ASIST-in 548.

Komentet janë të mbyllura.