Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Bakken Bears e ka nisur stinorin edhe në Danimarkë, ky është bilanci i tyre atje – AsistiOnline
Basketboll

Bakken Bears e ka nisur stinorin edhe në Danimarkë, ky është bilanci i tyre atje

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja sot ndeshet me ekipin danez, Bakken Bears në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes dy ekipeve nis pas rreth një ore, pra nga 13:00 e mesditës, shkruan AsistiOnline.com

Por, kush është ekipi danez që tashmë e ka nisur stinorin kombëtar për sivjet…

AsistiOnline.com kishte publikuar një histori të këtij klubi edhe gjatë hedhjes së shortit në këtë verë dhe për të zbuluar më shumë rreth tyre, KLIKONI KËTU.

Bakken Bears që tashmë e ka nisur stinorin kombëtar, ka startuar me dy fitore në elitën daneze.

Skuadra nga qyteti i Aarhausit, në xhiron e parë ka fituar ndaj Copenhagen 93-80.

Derisa në xhiron e dytë e ka mposhtur Horsensin 94-87.

Ekip gjatë verës ka zhvilluar edhe disa ndeshje përgatitëse, ku kishte fituar ndaj ekipit suedez Boras 72-76 e kishte pësuar nga Den Boschi 90-96 dhe nga Ludwigsburgu 86-85.

Në duelin e fundit në ligë para një jave, Bakken Bears është paraqitur me këtë roster:

1.Diouf, 2.Evans, 3.Jukic, 4.Knudsen, 5.Skyler (C), 6.Holst, 7.Madsen, 8.Parsons, 9.Pedersen, 10.Pinckney, 11.Sorensen.

Mbetet të shohet se me çfarë rosteri do të paraqitet sot trajneri i tyre, 39 vjeçari danez, Anders Sommer.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.