Basketboll

Peja eliminohet nga Liga e Kampionëve, mposhtet thellë nga Bakken Bears

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi verdhezi u mposht sot në Antalia të Turqisë nga kampioni i Danimarkës, Bakken Bears me rezultat final 103-79, shkruan AsistiOnline.com

Për fat të keq, ndeshja nuk kishte ndonjë historik me ekipin danez që krijoi avantazh të thellë nga fillimi dhe e mbajti atë konstant deri në fund (23-16, 25-9, 29-30, 26-24), derisa dallimi kryesor për fitore shumë meritore u bë në çerekun e dytë ku Bakkeni fitoi me 16 pikë dallim.

Tervell Beck ishte lojtari më i dalluar te Peja sot me 19 pikë, Jacob Calloway shtoi 14 e Justin Davis e Jay Chandler kishin nga 12 pikë secili.

Te Bakken Bears u dalluan në fitore, Malik Parson me 22 pikë e Ryan Evans me 13 sosh.

Me këtë fitore, Peja eliminohet nga Liga e Kampionëve, por do ta vazhdojë aventurën evropiane në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Bakken Bears luan në gjysmëfinale të turneut me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo – Norrkoping.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.