Basketboll

ASISTI 552: Diskutohet për ekipet kosovare në Evropë, mysafir special Driloni i Trepçës, përmenden edhe sukseset e shqiptarëve në botë

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 552 sjell analizën speciale në prag të ndeshjeve të Pejës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup

Mysafirë special Drilon Hajrizi, shtylla kryesore dhe lojtari më i mirë i KB Trepçës.

Driloni analizon rikthimin e Pejës në FIBA Europe Cup javën e kaluar kundër Niners Chemnitz dhe në veçanti flet dhe analizon skuadrën ZZ Leiden me të cilën mitrovicasit do të shënojnë debutimin historik në FIBA Europe Cup të mërkurën.

Driloni flet për super të mërkuren basketbollistike, kur dy skuadrat tona ndeshen me dy skuadra holandeze.

Kampionia Peja në Karagaç, me fillim nga ora 19 dhe me transmetim direkt në Sport 1 në Artmotion ndeshet me skuadrën holandeze Den Bosch Heroes, kurse në të njëjtën kohë në Minatori, Trepça debuton në FIBA Europe Cup kundër kampionëve aktual të Ligës Unike Belgo-Holandeze, ZZ Leiden dhe kjo ndeshje po ashtu transmetohet direkt në K-Sport 1 gjithashtu në Artmotion.

Çka t’ju themi veç se, janë kthyer maksimalisht kënaqësit fantastike basketbollistike në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION   

Fluturimin tonë basketbollistik numër 552 në ASIST e vazhdojmë me elitën e basketbollit kosovar dhe analizën komplete të xhiros 5 të Prince Cafe Superligës e cila solli dy ndeshje shumë dramatike në Gjakovë dhe Prishtinë.

Të shtunën Vëllaznimi shënoi fitoren e parë sezonale duke mposht Golden Eagle Yllin në Shani Nushi pas një drame kurse të dielën Sigal Prishtina dhe Bashkimi shfaqen edhe një klasikë me finish dramatik. Këto dhe shumë më shumë në përmbledhjen komplete së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës në ASIST.

Natyrisht ASISTI edhe sonte nuk harron basketbollin femëror dhe sjell derbin Peja 03 – Bashkimi  kurse lajme të mira vijnë nga arena ndërkombëtare në kuadër të bllokut shumë të dashur dhe special për të gjithë ne, Shqiptarët në Botë.

Nga Evropa ASISTI ju dërgon përtej Oqeanit Atlantik ku agjërimit 4 mujor po i vjen fundi sepse të mërkurën herët në mëngjes me kohën tonë starton edicioni i ri i gjithësisë basketbollistike të quajtur NBA

Të mërkurën herët në mëngjes nga ora 01:30 perden e sivjetme do ta ngrehin kampionët aktual Denver Nuggets kundër njërës prej dy skuadrave më të mirë të gjitha kohëve me 17 tituj të fituar, Los Angeles Lakers.

Edicioni NBA 2024 po starton me reprizën e finales së Konferencës Perëndimore ku Denveri i deklasoi Lakersat para se të kualifikohej në finalen e madhe ku e mposhti Miami Heatin dhe u shpall kampione për herë të parë në histori.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 552 me asistuesin tuaj të rikthyer , Agon Fehmiu dhe asistuesen Ulpiana Emra nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe  minuta pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.