Basketboll

Trepça sonte e pret në “Minatori” kampionin e Holandës

Prishtinë(AsistiOnline) – Nënkampionia aktuale e Kosovës, Trepça sonte debuton në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Ekipi mitrovicas e pret në shtëpi, kampionin aktual të Holandës, Leiden, në kuadër të xhiros së dytë të grupit G.

Të dyja ekipet e kanë një formë tejet pozitive në fillim të stinorit të ri, ku kanë vetëm nga një humbje në të gjitha garat.

Madje, Leideni në javën e kaluar, mposhti në Holandë favoritët e grupit, Gravelines nga Franca. Ndërsa, Trepça pushoi shkaku i pezullimit të ndeshjeve të skuadrës së Galil Elion, për shkak të luftës që po zhvillohet në shtetin e tyre.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport si dhe You Tube. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.