Basketboll

Chandler i Pejës tek top-performuesit e javës në FEC, votojeni për MVP (LINKU)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës dje arriti fitore të madhe në grupet e kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Verdhezinjët fituan në shtëpi ndaj ekipit holandez, Heroes Den Bosch që njëherazit është 17 herë kampion i Holandës.

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup e ka zgjedhur në mesin e top-performuesve edhe lojtarin e Pejës, Jay Jay Chandler.

Amerikani që po shkëlqen në rradhët e Pejës, është përzgjedhur si kandidat edhe për MVP-në e javës dhe mund ta votoni duke klikuar KËTU.

Në garë për MVP, është edhe ish-NBA lojtari, Will Caul-Stein që sivjet po paraqitet me skuadrën italiane, Varese. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.