Basketboll

Ekskluzive: Ndryshime masive te Trepça, largohen këta tre basketbollistë?

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy humbjet e thella në garat evropiane duket se i kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit të Trepçës për ndryshime në roster.

Siç mëson AsistiOnline.com, Trepça sot i ka ndarë rrugët me 3 basketbollistë të huaj me të cilët përpos tifozëve, edhe trajneri Adis Beçiragiq ka qenë tejet i pakënaqur.

Lojtarët që me shumë gjasa janë larguar nga ‘xehtarët’, mësohet të jenë Isaiah Ross, Devon Van Oostrum dhe Isaiah Manderson.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se lojtarët e larguar pritet që të zëvendësohen shpejtë me ardhje të reja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.