Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Ekskluzive: Organizatori amerikan Darnell Edge transferi i radhës te Trepça? – AsistiOnline
Basketboll

Ekskluzive: Organizatori amerikan Darnell Edge transferi i radhës te Trepça?

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e Trepçës duket se po lëvizin me hapa të shpejtë për përforcimin e ekipit, pas largimit të tre lojtarëve të huaj.

AsistiOnline.com dje raportoi se qendra amerikane Will Daniels pritet të rikthehet në ”Minatori”, derisa mitrovicasit janë në kërkim edhe të lojtarëve të tjerë të huaj.

Emri i fundit që përflitet te minatorët është edhe amerikani, Darnell Edge. Lojtari në fjalë është i gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

Edge në edicionin e kaluar luajti në dy ekipe të ndryshme, fillimisht në Dinamo Bukuresht në 26 ndeshje me 12.6 pikë, 3.2 asiste e 3 kërcime për ndeshje, derisa më pas kishte luajtur edhe në Ligën e parë turke me ekipin e Mersin në 4 ndeshje me 16.8 pikë, 5.3 asiste e 2.3 kërcime.

Lojtari ka përvojë edhe në Poloni e Ukrainë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.