Basketboll

Bashkimi transferon lojtar nga liga e tretë e Francës

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka prezantuar sot një transferi të ri të huaj për ekipin.

Portokallinjët kanë prezantuar në skuadër basketbollistin letonez, Eduards Hazners.

Lojtari në fjalë luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 193 centimetra.

Në edicionin e sivjetm ky lojtar është paraqitur në 8 ndeshje me ekipin e Orchies në ligën e tretë franceze me mesatare prej 9.6 pikë e 1.8 kërcime për ndeshje.

Në të kaluarën, Hazners ka luajtur edhe në disa ekipe nga Estonia e Letonia.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.