Basketboll

Goditja e madhe nga prizrenasit, Brad Waldow te Bashkimi?

Prishtinë(AsistiOnline) – Zhvillime të reja te skuadra më e vjetër kosovare e basketbollit.

Qendra amerikane, Brad Waldow mund të bashkohet me portokallinjët ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas i cili sivjet është bërë me drejtues të rinj dhe të cilët duket se brenda pak kohësh do ta transformojnë në klub që synon trofetë.

Ende nuk dihen detaje rreth marrëveshjes eventuale, por burimet kanë bërë me dije ajo veçse mund të jetë finalizuar e ndoshta edhe nënshkruar…

Waldow në edicionin e kaluar ishte pjesë e Pejës me të cilët u shpallën kampionë të Kosovës dhe ishte pikërisht njeriu vendimtar që shënoi koshin e fundit në ndeshjen përcaktuese me Trepçën në ”Minatori”.

31 vjeçari, sivjet ishte prezantuar si lojtar i ekipit izraelit ”Elitzur Ironi Ashkelon”, por me të nisur lufta në këtë shtet, Waldow u largua nga atje edhe pse me shumë telashe, pasi ai dhe familja e tij kishin qëlluar pikërisht në zonë lufte.

Të ju kujtojmë se para ardhjes te Peja në edicionin e kaluar, Waldow i gjatë 208cm pëveç në Divizionin e parë të kolegjeve në SHBA (NCAA), ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni, Japoni e Luksemburg.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.