Basketboll

Kryetari i Vëllaznimit Ideal Bakija zgjedhet punëtori më i dalluar i vitit në basketbollin kosovar

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit e Kosovës aktualisht po e mban ceremoninë e laureatëve të vitit 2023.

Çmimin e punëtorit më të dalluar të vitit e ka pranuar, Ideal Bakija që është kryetar i KB Vëllaznimit.

Bakija ka bërë punë të madhe te skuadra gjakovare në tri vitet e fundit dhe klubi po rivalizon denjësisht me çdo kundërshtar, derisa edhe shikueshmëria është rritur në mënyrë rekorde.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.