Basketboll

Ditë e madhe, Kosova sot luan ndaj Irlandës dhe duhet të fitojmë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll sot e nis kampanjën parakualifikuese për Kampionat Botëror 2027.

Ekipi ynë luan sonte në Prishtinë ndaj Kombëtares së Irlandës në ndeshjen e cila starton nga ora 19:00.

Nga dita e dielë, ekipi është mbledhur së bashku me selektorin, Rami Hadar dhe kanë zhvilluar disa stërvitje së bashku për të komponuar lojën e përbashkët.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

Pas 3 ditësh, Kosova luan ndaj Azerbejxhanit në ndeshjen e dytë parakualifikuese në këtë kampanjë, por si mysafire.

 

Komentet janë të mbyllura.