Basketboll

KosADA për AsistiOnline: Për asnjë basketbollist nuk ka asnjë vendim suspendimi dhe shkelje për anti-doping

Prishtinë(AsistiOnline) – Dyshimeve momentale të opinionit të basketbollit lidhur me përfshirjen e basketbollistit kanadez, Jordy Tshimanga në testet ”pozitive” për doping së paku aktualisht, ju është dhënë fund.

Nga Agjencia Kosovare e Anti-Dopingut për AsistiOnline.com kanë kthyer përgjigjje edhe me shkrim, duke njoftuar se për basketbollistin e Trepçës nuk ka asnjë vendim për suspendim apo shkelje të pretenduar të rregullit anti-doping, megjthatë e kanë pranuar se testet u janë bërë një numër të konsiderueshëm të sportistëve vendorë dhe të huaj në basketboll.

”Në momentin që ne e kemi konfirmimin nga procesi i menaxhimit te rezultateve dhe Komisioni Diciplinor për shkelje të ndonjërit nga rregullat anti-doping, qoftë nga ky lojtar apo ndonjë lojtar tjetër ne do e bëjmë publike atë”, kanë thënë nga kjo agjenci nëpërmjet adresës elektronike për AsistiOnline.com.

Vlen të ceket se kjo Agjenci vepron në Kosovë si pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe është themeluar me kërkesë të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA), në këtë rast KosADA, është organizatë/institucioni i përcaktuar nga vendi ose qeveria, si autoriteti kryesor në nivel kombëtar për programet anti-doping në nivel vendi.

Përgjigjja e plotë dhe pa ndërhyrje e KosADA:

KosADA deri me tani ka testuar nje numer te konsiderueshem te sportisteve vendore dhe te huaj ne basketboll.

Lojtari ne fjale nuk ka asnje vendim per suspendim per ndonje shkelje te pretenduar te rregullit anti-doping “Prania e nje substance te ndaluar ose metaboliteve ose markereve te saj ne mostren e spotistit”.

Ne momentin qe ne e kemi konfirmimin nga procesi i menaxhimit te rezultateve dhe Komisioni Diciplinor per shkelje te ndonjerit nga regullat anti doping, qofte nga ky lojtare apo ndonje lojtare tjeter ne do e bejme publike ate.

Me respekt,

KosADA

Komentet janë të mbyllura.