Basketboll

Donta Hall pritet të paraqitet si natyralizim te Azerbejxhani ndaj Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Zach Leday pritet të zëvendësohet nga Donta Hall në kombëtaren e Azerbajxhanit.

Pas humbjes në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, Kombëtarja e Azerbajxhanit ka bërë ndryshime.

I natyralizuari Zach Leday do të zëvendësohet nga Donta Hall , i cili gjithashtu ka shtetësinë azere.

Thuhet se Leday nuk do ta ndihmojë kombëtaren e Azerbajxhanit më 24 shkurt në ndeshjen kundër kombëtares së Kosovës. Kështu aloja e Partizanit të Beogradit i hap rrugë qendrës së Monakos.

Në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e Azerbajxhanit, Leday shënoi 22 pikë (4/6 dyshe, 2/4 treshe, 8/10 gjuajtje të lira), 6 kërcime, 3 asistime, 5 humbje topash dhe indeks mesatar 22 për gati 40 minuta. Megjithatë, kjo nuk i solli fitoren skuadrës azere, pasi humbi nga Zvicra (53:72).

Hall, i cili planifikon të paraqitet në ndeshjen e kësaj të diele kundër Kosovës, këtë sezon në EuroLigë ka mesatare prej 5.7 pikë, 3.8 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.