Basketboll

Bora arrin finalen e Ligës së parë, derisa Kosovari barazon serinë ndaj New Basketit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte janë mbyllur ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play off-it në Ligën e parë të meshkujve.

Bora e ka mposhtur Vushtrrinë edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 80-113 dhe kështu ka siguruar finalen e madhe në kërkim të Superligës.

Në gjysmëfinalen tjetër, Kosovari e ka mposhtur New Basketin me rezultat 68-92, duke e zhvendosur fatin e finalistit të dytë në ndeshjen e tretë.

Bora e pret në finale fituesin e duelit, Kosovari-New Basket, nga ndeshja e tretë.

Bora është favorite e madhe për të arritur sivjet Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.