Basketboll

Bilanci i ndeshjeve direkte mes AEL-it dhe Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet finalja e madhe e Ligës Ballkanike mes AEL-it të Qipros dhe Sigal Prishtinës nga Kosova.

Këto dy ekipet sivjet janë përballur për herë të parë në histori në edicionin e rregullt të Ligës Ballkanike dhe të dyja ndeshjet i ka fituar Prishtina, fillimisht në Prishtinë 86-71, pastaj edhe në Qipro 67-70.

Por, sonte kjo është finale dhe asgjë nuk i dihet me ekipin e AEL që ka përforcuar rradhët e veta në javët e fundit edhe me dy amerikanët, Darrell Davisin e njohur që luante te Rahoveci dhe P.C Prizreni si dhe Jerai Grant i cili luante stinorin e kaluar me Budivelnykun e Ukrainës ndaj Pejës në BIBL, ky lojtar është edhe vëlla me yllin e Euroligës që luan te Panathinaikos, Jerian Grant dhe Jerami Grant i cili luan në NBA me Portland Trail Blazers.

AEL i ka në ekip 6 të huaj, derisa edhe Prishtina i numëron 6 prej tyre e me Armstedin që ka pasaportën kosovare, numri shkon në shtatë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.