Basketboll

Finale para finales, Trepça sonte e pret Prishtinën në ”Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte nis seria e dytë gjysmëfinale e play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.

Liderja e stinorit të rregullt, Trepça e pret në ”Minatori”-in e zjarrtë, rivalin e përjetshëm ekipin e Prishtinës.

Të dyja ekipet janë të etura për sukses, sidomos Trepça të cilës titulli i mungon prej vitesh dhe sonte synon ta nisë mbarë luftën finale për ta rikthyer këtë trofe.

Kjo ndeshje me të drejtë cilësohet si finale para finales, pasi në takimet mes tyre sivjet të gjitha kanë përfunduar maksimalisht ngushtë.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

 

Komentet janë të mbyllura.