Basketboll

Ekskluzive: Rami Hadar do të mbetet te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Rami Hadar pritet të mbetet trajner i Pejës edhe për sezonin e ardhshëm.

Njeriu që edicionin e kaluar e kishte fituar titullin e kampionit me verdhezinjët, është shumë afër nënshkrimit me ta edhe për një edicion dhe kjo duket se është një çështje kohe, kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin e Pejës.

Hadar sivjet me Pejën nuk arritën ti përmbushin objektivat, mirëpo drejtuesit e klubit duket se janë të kënaqur me punën e trajnerit izraelit dhe kanë vendosur t’ia besojnë pozitën kyçe të shtabit teknik.

Hadar është edhe selektor tek Përfaqësuesja e Kosovës A.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.