Basketboll

Sot zhvillohet finalja e katërt, Ylli për barazim serie e Trepça për ta fituar titullin

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të play off-it nga Superliga e Kosovës.

Ylli e pret në Therandë, Trepçën në një sfidë e cila pritet të jetë tepër interesante sikurse që ishte e tërë seria e deritanishme.

Momentalisht, Trepça kryeson me dy fitore, derisa Ylli ka një tjetër e me një fitore eventuale mitrovicasit sonte do ta fitonin titullin kampion, ndërsa me fitore të therandasve do të barazohej seria në 2-2 dhe titulli do të përcaktohej në ndeshjen e pestë në ”Minatori” të Mitrovicës.

Sfida e sotme nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

LEXO EDHE:

SPECIALE NGA ASISTI: Analizat krahasuese ekipore në finale  

SPECIALE NGA ASISTI: TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI SIVJET

 

Komentet janë të mbyllura.