Basketboll

25 VITE RRESHT PA KONKURENCË, VASHAT AMERIKANE FITOJNË PËRSËRI TË ARTËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fituese të medaljes së artë edhe në konkurencën e femrave në Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio të Japonisë.

Vashat amerikane triumfuan ndaj nikoqireve të kësaj Olimpiade, Japonisë me rezultat të përgjithshëm dhe final 90-75.

Brittney Griner me 30 pikë, Aja Wilson me 19 pikë e Breanna Stewart me 14 pikë e 14 kërcime, ishin lojtaret më të dalluara në këtë triumf madhor të amerikaneve.

Te Japonia s’mjaftuan për fitore, Maki Takada me 17 pikë e Nako Motohashi me 16 sosh.

USA për 25 vite rresht vazhdon ta dominojë basketbollin femëror në Olimpiadë, sepse nga viti 1996 (1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020) i ka fituar të gjitha Olimpiadat në këtë turne prestigjioz.

Derisa, Japonia humbi finalen e parë dhe historike për këtë shtet, por fitoi medalje olimpike poashtu për herë të parë në Olimpiadë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.