Basketboll

DERBI I PRIZRENIT, PREMTON SPEKTAKËL SONTE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte starton xhiro e 24-të në Superligën e Basketbollit Kosovar, madje me një super-duel në start.

Në qytetin e lashtë të Prizrenit, kokë më kokë takohen rivalët lokalë, Ponte Prizreni – Bashkimi. Ndeshje që pritet të jetë, spektakël i vërtetë për qytetarët e Prizrenit dhe ‘’Arpagjik’t’’.

Ponte Prizreni hyn në parket, për ta mbrojtur vendin e 4-të në tabelë, të rrezikuar pikërisht nga rivali i sontëm Bashkimi. Përderisa Bashkimi hyn në ndeshje, për t’a rrëmbyer vendin e 4-të që aktualisht e mban Ponte Prizreni. Porse cili ekip do ta fitojë nesër këtë super-duel, mbetet të shihet nesër në mbrëmje.

Kjo ndeshje fillon në ora 19:00. Ndërsa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, që po bën revolucion në Basketbollin Kosovar, ArtMotion.

Komentet janë të mbyllura.