Basketboll

DINAMO SASSARI KAMPIONE E FIBA EUROPE CUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra italiane Dinamo Sassari, është kampione e re e FIBA Europe Cup.

Kompeticioni në të cilin sivjet luajti, skuadra jonë kosovare, Z Mobile Prishtina sonte ka mësuar fituesin e saj. Ndërsa titullin e kësaj gare prestigjioze e ka ngritur në fund, skuadra italiane e Dinamo Sassari, njëherazi ekip i lojtarit të natyralizuar kosovar, Sccot Bamforth i cili ka qenë lojtari kyq i skuadrës sivjet, por në finale nuk ka mund ti ndihmojë ekipit shkaku i lëndimit.

Dinamo Sassari në finale ka mposhtur pikërisht ekipin e s.Oliver Wurzburg, ekip të cilin Prishtina e kishte kundërshtarë në fazën e grupeve.

Italianët kanë mposhtur ekipin gjerman sonte 79-81. Përderisa edhe në takimin e parë në Itali kishin fituar me shifrat  89-84. Dhe me fitoren e sotme arritën të shpallen kampionë.

 

.

 

Komentet janë të mbyllura.