Basketboll

PRISHTINA DIREKT NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS LEAGUE?

Prishtinë (AsistiOnline) – Në stinorin e ardhshëm, ekipi i Prishtinës do të marrë pjesë në njërën ndër garat më të forta të basketbollit në Evropë, Champions League.

Por, ekipi kryeqytetas po beson se në stinorin e ri do të luajnë direkt në fazën e grupeve dhe jo sikurse stinorin që po e lëmë pas, ku u eleminuan në fazë kualifikuese qysh në raundin e parë.

Njëri nga anëtarët e bordit të skuadrës së Prishtinës, Shkëlzen Fetiu po beson se, bordi i Champions League do t’ju bëjë ftesë zyrtare që në stinorin e ardhshëm të luajnë direkt në fazën e grupeve dhe që shancet e tyre për të luajtur sa më lartë në këtë kompeticion prestigjioz të rriten.

Prishtina në stinorin që po lëmë pas, luajti në kualifikimet e Champions League, por u eleminua qysh në xhiro’në e parë nga skuadra holandeze, Donar Groningen.

Komentet janë të mbyllura.