Basketboll

NESËR NIS ‘’FINAL FOUR’’-I I EUROLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e nesërme do të nisë ‘’Final Four’’-i i Euroligës, që njëherazi është gara më e fortë e Basketbollit në Evropë.

Kjo garë finale që sivjet do të luhet në qytetin e Baskonias në Spanjë, ka grumbulluar katër ekipet më të mira të stinorit të rregullt.

Ndeshja e parë, luhet në mes të Fenerbahçes dhe Anadolu Efesit, derbi i rivalëve lokalë nga Stambolli i Turqisë.

Fenerbahçe që stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e 1-rë, luan kundër Anadolu Efesit që stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e 4-të.

Në anën tjetër takimi i dytë është ai në mes të CSKA Moskës ruse dhe Real Madridit spanjoll. CSKA-ja hyn në ‘’Final Four’’ nga pozita e dytë që kishte në stinorin e rregullt, ndërsa Real Madridi në stinorin e rregullt kishte përfunduar si i treti.

Të dyja ndeshjet luhen nesër(Premte), ndrsa finalja luhet të dielën.

Gjysmëfinalja e parë, Fenerbahçe-Anadolu Efes, nis në ora 18:00.

Ndeshja e dytë, CSKA Moska-Real Madrid, nis nga ora 21:00.

Komentet janë të mbyllura.