Basketboll

PËRMBYSJE NË ÇEREKUN E FUNDIT, BUCKS NIS SERINË ME FITORE

Prishtinë (AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka nisur me fitore ndeshjen e parë të Konferencës Lindore në NBA.

Në realitet Bucks kanë arritur që t’ja rrëmbejnë në çerekun e fundit, fitoren nga duart ekipit të Torontos. Për faktin se, Raptors në tre çerekët e parë të lojës, kishe një avantazh të konsiderueshëm.

Ndërsa dallimi kryesorë u bë në periodën e fundit, kur Bucks realizoi 32 pikë duke pranuar vetëm 17 sosh, kjo bëri që Milwaukee të realizonte fitore të merituar në fund 108-100.

Padyshim që më meritorët në këtë triumf të tyre sonte ishin, qendra Brook Lopez me double, double(29pk, 11 krc), si dhe Giannis Antetokounmpo poashtu me double, double(24pk, 14krc).

Tek Toronto nuk mjaftuan për fitore, Kawhi Leonard me 31 pikë e as Kyle Lowry me 30 sosh.

Me këtë fitore, Milwaukee Bucks merr avantazhin e serisë finale në 1-0 ndaj Torontos.

 

 

Komentet janë të mbyllura.