Basketboll

EKSKLUZIVE: DATA E FILLIMIT TË STËRVITJEVE TË PËRFAQËSUESES A

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, do ti luajë ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për ‘Eurobasket 2021’ në muajin Gusht.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se Përfaqësuesja e Kosovës A, për herë të parë sivjet do të grumbullohet me 14 korrik, ku pritet të mbledhen të gjithë lojtarët me në krye, timonierin Damir Mulaomerovic.

Kosova ndeshjet e saj do ti zhvillojë më 7 dhe 14 gusht, ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut. Ndërsa ndeshjet do të luhen në “Minatori”.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për ‘Eurobasket 2021’ do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend për në kualifikime për ‘Eurobasket 2021’.

Ndeshjet e Kosovës do të transmetohen në Platformën më atraktive në vend, Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.