Basketboll

ZYRTARE: RRON GRAPCI EDHE SEZONIN E ARDHSHËM PJESË E RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rron Grapci do të jetë basketbollist i Rahovecit edhe për një stinor.

Pejani që luajti edhe në stinorin e kaluar tek “vreshtarët” madje mbajti edhe shiritin e kapitenit ka vazhduar kontratën edhe për një stinorin me Rahovecin.

Grapci ishte lënduar në fund të sezonit dhe nuk kishte mundur të paraqitet për Rahoveci në Play Off.

Rahoveci stinorin e kaluar ishte befasia më e këndshme e kampionatit, për faktin se arriti të shpallej nën-kampion i Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.