Basketboll

PËRFUNDON TOURI I STREETBALL KOSOVA 2019: KOMPLETOHEN 7 FINALISTËT E 7 QYTETEVE KOSOVARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme më 27 korrik, janë kompletuar edhe të gjitha çiftet finaliste të Streetball Kosova 2019, nga 7 qytetet kosovare që do të luajnë në super-finalen e nesërme në Prishtinë.

Në këtë edicion të 20-të jubilar të Streetball Kosova 2019, që po kremtohet me moton “20 VJET LIRI – 20 VJET KËNAQËSI STREETBALLI”, në 7 qytetet kryesore të Kosovës Karvani i Streetball Kosova 2019 rrugëtoi plotë 8 ditë, për ti mësuar çiftet finale që do të luajnë në Super-finalen e jashtëzakonshme të 28 korrikut(nesër) me fillim nga ora 16:00.

Është nisur me Prishtinën më 19 korrik, që nxjerri si fitues të garës ekipin shkupjan ”AIR SUN FRAGMENT” nga Maqedonia Veriore, në përbërje: Hristijan Ristov, Marko Dujkoviq, Hristo Angelov, Petar Prentoviq të cilët mposhtën në finalen e Prishtinës, ”AIR FORCE ONE” ekipin kosovar i cili njëheraz ka në përbërjen e saj komplet lojtarët e reprezentacionit kosovar(Emrat mëposhtë).

Më 20 korrik, vazhduam në Gjakovë. Fitues i kësaj super-gare dolën nën-kampionët e Prishtinës ”AIR FORCE ONE” të cilët sivjet fituan nëpër 4 qytetet kosovare, por në super-finale do ta përfaqësojnë vetëm Gjakovën, ata në përbërje kishin: Altin Sahitin, Arti Hajdarin, Albatrit Berishën dhe Arian Mehmetin. të cilët në finalen e Gjakovës mposhtën ekipin e Kerasanit: Dorant Hana, Kujtim Ujkani, Diart Gashi, Dion Sheqiri(poashtu do të jetë në super-finalen e Prishtinës, në vend të Fox Basket e cila anuloi pjesëmarrjen e saj).

Vazhduam më 21 korrik, me Ferizajin. Fitues të qytetit të Ferizajit dolën skuadra e ”AIR FORE ONE” përsëri, pasiqë në finale mposhtën ekipin e ”THE ANSWER” nga Shqipëria(Erjon Llazani, Marsel Aliaj, Besar Ahmeti, Dod Lekndreaj) por që në super-finalen e Prishtinës do të luajnë ”THE ANSWER” si nën-kampionë.

Karvani i Streetball Kosova 2019 vazhdoi më 23 korrik, pasi më 22 ishte ditë pushimi. Në Prizren, fitues të garës ishin, skuadra e ”BERO KINGDOM(Qëndrim Ajazaj,Edmond Kryeziu, Arion Balluku, Idoll Palushi) të cilët në finalen e Prizrenit mposhtën ”SHMEKAT” nga Prizreni poashtu(Altin Morina, Qëndrim Biraj, Arianit Qollaku, Sami Hajzeri). Pra ”BERO KINGDOM” do të jenë përfaqësues të Prizrenit në Prishtinë.

Më 24 korrik, vazhduam në Gjilan. Fitues të garës së Gjilanit, përsëri arritën të shpalleshin kampionë ”AIR FORCE ONE” që mposhtën në finale befasinë e këndshme ”PRO ENG PËRLEPNICA” nga Gjilani(Fisnik Mehmeti, Besfort Fazliu, Florian Kurteshi, Leotrim Bajrami). Por në super-finalen e Prishtinës, luajnë ‘PRO ENG PËRLEPNICA”, pasiqë ”AIR FORCE ONE” do ta përfaqësojnë vetëm Gjakovën.

Më 25 korrik vazhduam në Mitrovicë. Atje ku kampionë arritën të shpalleshin përsëri ”AIR FORCE ONE” të cilët në fibake mposhtën ekipin mitrovicas ”L BISTRO HOUSE”(Izet Tahiri, Imer Tahiri, Musab Mala, Arian Plluzhina). Por në super-finalen e Prishtinës, luajnë ‘L BISTRO HOUSE”, pasiqë ”AIR FORCE ONE” do ta përfaqësojnë vetëm Gjakovën.

Dhe për fund në turneun e Pejës i cili zgjati dy ditë shkaku i motit me shi. Fitues të Pejës dolën prizrenasit e ”BERO KINGDOM” të cilët patën fituar edhe në Prizren. Ata patën kundërshtarë të njejtë sikurse në Prizrenm por për të dytën finale mposhtën ekipin ‘SHMEKAT” poashtu nga Prizreni(Qëndrim Biraj, Altin Morina, Arianit Qollaku, Sami Hajzeri). Por në super-finalen e Prishtinës, luajnë ‘SHMEKAT”, pasiqë ” BERO KINGDOM” do ta përfaqësojnë vetëm Prizrenin.

Nesër na pret SUPER-FINALJA e Prishtinës, andaj mos mungoni nëse doni të shijoni SPEKTAKËL të paparë ndonjëherë më parë në vendin tonë.

Shihemi te veni, nga ora 16:00.

Komentet janë të mbyllura.