Basketboll

SHATRI SHPALL 12-SHEN PËRFUNDIMTARE

Basketbollistet e Kosovës U20 për herë të parë do të marrin pjesë në një ngjarje madhore siç është Kampionati Evropian i Divizionit B.

Vashat e Kosovës nuk kanë presion, pasi marrin pjesë për herë të parë dhe gjithashtu janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre. Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është rreth 17 vjeç dhe synimi është të fitojnë përvojë, por vashat e Kosovës kërkojnë ndihmën e publikut në Evropianin historik në Prishtinë.

Basketbollistet të premten kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, ku përzgjedhësi i Kosovës, Fidan Shatri ka shpallur edhe 12-shen përfundimtare.

Lista

Besjana Martinaj (C)

Tringa Ukaj

Fjolla Ajeti

Dilleza Dekaj

Astera Tuhina

Agnesa Rrahmani

Mirlinda Daku

Ervala Shabani

Yllka Berisha

Florentina Karavidaj

Ergita Dema

Melisa Ibrahimi

Trajner: Fidan Shatri

Ndihmëstrajner: Ismet Ferati

Ndihmëstrajnere: Gentiana Ismaili

Komentet janë të mbyllura.