Basketboll

VASHAT E REJA KOSOVARE, SOT ZHVILLOJNË NDESHJEN E RADHËS NË EVROPIANIN E PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme, Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e femrave luan ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Në këtë kampionat që po mbahet në Prishtinë, Kosova luan sonte kundër vashave islandeze, ndeshje kjo që nis nga ora 19:00.

Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, transmetohet edhe në Platformën më atraktive në vend, ArtMotion(ArtSport).

Komentet janë të mbyllura.