Basketboll

SHBA-TË ARRIJNË FITORE TË PRITUR NDAJ ÇEKISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur fitoren e  parë në Kampionatin Botëror.

Amerikanët me lehtësi arritën të triumfojnë ndaj çekëve të cilët, nuk kishin mundësi të bënin më shumë dhe në fund ndeshja mbaroi me rezultatin 67-88.

Rol kyç në këtë fitore të USA-së kishin, Donovan Mitchell me 16 pikë dhe Harrison Barnes me 14 sosh.

Tek çekët u dalluan, Tomas Satoransky me 17 pikë dhe Vojtech Hruban me 13 pikë.

Kjo ndeshje i takon grupit E.

Komentet janë të mbyllura.