Basketboll

KURIOZITET: U ELEMINUA ME KOSOVËN, BOTËRORIN PO E SHIJON ME KANADANË

Prishtinë(AsistiOnline) – Një gjë të cilën nuk e keni ditur, për ish-selektorin e Kosovës Brad Greenberg.

Ky i fundit e pati drejtuar Kosovën në parakualifikimet për Kampionatin Botëror “Kina 2019” që po mbahet tani. Greenberg arriti sukses historik me djelmoshat kosovar duke e kaluar me sukses fazën parakualifikuese për Kampionatin Botëror, ”Kina 2019”. Por në fazën kualifikuese, fatkeqësisht u eleminua.

Por, ish-selektori i Kosovës nuk ka mbetur pa angazhim. Brad Greenberg është emëruar pjesë e shtabit teknik të Kanadës në basketboll pikërisht për kampionatin botëror “Kina 2019”, shkruan AsistiOnline.com

Kombëtarja kanadeze ka emëruar katër asistent të cilët po e ndihmojnë përzgjedhësin, Nick Nurse në këtë Botëror dhe një ndër është edhe Greenberg.

Komentet janë të mbyllura.